Revista javore “Billboard”, i ka kushtuar asaj një hapësirë promovimi (që nënkupton përkundrejt një pagese).
“Bleona Qereti është këngëtarja pop më e famshme e vendit të vogël evropian, Shqipërisë, ku mediet atje e cilësojnë atë Madonna për nga pamja dhe sjellja.
Bleona tregon për revistën një rast gjatë një performance në Festivalin Kombëtar të Muzikës, ku ka hequr pallton dhe të nesërmen përfundoi në të gjitha revistat.
Në moshën 11-vjeçare ajo tregon se ka publikuar këngën e parë. Por tani synimi i saj është të bëhet yll global.
Si gjithmonë Blenona nuk harron të lëshojë ndonjë kritikë për njerëzit nga vendin prej nga vjen: “Njerëzit (në Shqipëri) kane ende mentaliteti komunist”.