Biberaj: Jam gati të garoj për kreun e PD-së

13

Aleksander-Biberaj-14PrillGara në Partinë Demokratike, për kreun e PD-së, po fillon të tërheqë kandidaturat e saj. Ish- anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj ka bërë publike faktin, se ai do të garojë për kreun e PD-së.

Është një zhvillim pozitiv që kryetari i Partisë Demokratike do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar, një votë”. Më vjen mirë që kërkesa ime drejtuar Kuvendit Kombëtar, në dhjetor të vitit 2009 është marrë parasysh. Natyrisht që është hapur rruga për intelektualët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike që të kandidojnë për kreun e ri të PD”,- është shprehur Biberaj, për Panoramën.

Kam marrë gjatë kësaj kohe shumë telefonata, mesazhe dhe kërkesa nga shumë anëtarë, simpatizantë dhe nismëtarë të krijimit të PD për të kandiduar për kreun e PD. Po e shikoj me seriozitetin e duhur dhe në kohën e duhur do të marr vendimin e duhur. Natyrisht që në këtë momente të vështira për PD dhe demokratët, unë dëshiroj të jap kontributin tim dhe të marr përgjegjësitë e mia”,- ka deklaruar Biberaj.

Pritet të shikohet, se cilat kandidatura do të hyjnë në garë, përveç atyre të përfolura në shtyp, si kandidatura e Ballës,  i cili ka  ‘përkrahjen’ e Berishës dhe kandidatura e Sokol Olldashit, e cila duket më pak favorite në këtë garë përballë Ballës.

Ndërkohë nuk dihet se si do të perceptohet kandidatura e Aleksandër Biberaj, brenda strukturave të PD-së, për faktin se ai ka aderuar dhe garuar për FRD-në.