Ndërsa ka inaguruar rikonstruksionin e rrugës Llongo-Koshovicë në Gjirokastër, shefi i qeverisë theksoi se Rama dhe Meta kanë mbajtur qëndrime jo dinjitoze ndaj minoritetit.
“Të quajturit opozitarë, që nuk janë, se Rama ka qenë 11 vjet personi i dytë më i rëndësishëm, kryetari i bashkisë, ndersa Meta qëndroi 4 vjet si zv/kryeministër në qeveri dhe iku me qëllimin e vetëm të marrë kreun e PS ose karrigen time që s’do e marrë kurrë, kjo është e vërteta. Janë sjellë në mënyrë jonormale ndaj minoritetit kanë mbajtur një qëndrim jo dinjitoz” tha Berisha.
Ndërsa i ka ftuar banorët të votojnë Spiro Kserën, kryeministri Berisha akuzoi edhe kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule se ka bërë pazare me Ramën në dëm të minoritetit.
“Në fund Rama i mashtroi dhe Jani Jani u nxor nga komisioni, dhe solli Naçin, ai e ka mendjen te nafta, Vangjel Tavo, e futi në listën e zezë, në marrëveshjen Tavo, Manjanin, Luan Rama se mund të kandidojë në listat e PS. Ju keni këtu një birin tuaj që mbetet avokat i pamposhtur, ai është ministri Ksera. Në 23 qershor do votoni si qytetarët të lirë, po unë them të votoni Spiro Kseren, ai është promotori i të gjitha projekteve në zonën e minoritetit, ai është një ministër i përkushtuar” tha Berisha.
Gjithashtu Berisha ka garantuar banorët e kësaj zone se do të investohet dhe ndërtohet çdo kilomentër rrugë aty ku banojnë dhe punojnë, për një infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qytetit.