‘Belle Air’ pezullon fluturimet

49

belleair2Kompania ajrore “Belle Air” bëri te ditur se pezullon përkohësisht fluturimet e saj për shkak të situatës ekonomike, ndërsa me qindra pasagjerë kanë mbetur nëpër aeroportet italiane.

“Pas tetë vjet operimesh të suksesshme nga Shqipëria drejt destinacioneve evropiane dhe anasjelltas, kompania ‘Belle Air’ është detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj. Arsyet që na çuan në këtë pezullim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, recesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air”, bën te ditur kompania.

Nderkohe 200 persona qe mbeten ne Verona te Italise, e kaluan naten ne nje hotel ndersa sot jane nxjerre jashte dhe shume prej tyre e kane edhe te pamundur te presin bileta me linjat e tjera per t’u kthyer ne Shqiperi. Top Channel kontaktoi me pasagjeret te cilet thane se nuk ishin njoftuar për këtë anulim.

Protestë në aeroportin ‘Nënë Tereza’

Një grup prej 500-600 personash po protestojnë në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” për shkak se deri të dielën në mbrëmje pas orës 20:00 ata kanë blerë biletat e kompanisë “Belle Air”, por sot nuk mundet të udhëtojnë.

Janë rreth 10 linja ajrore që janë pezulluar që shkonin drejt disa qyteteve italiane dhe greke. Sipas udhëtarëve, pas mesnatës atyre u ka mbërritur një SMS, që i ka njoftuar për pamundësinë për të udhëtuar me linjën e “Belle Air” dhe se kundrejt një pagesë shtesë prej 60 eurosh, mund të realizohej udhëtimi përmes një tjetër kompanie. Por deri në këto momente nuk ka patur asnjë reagim tjetër, në rast se këta udhëtarë do të mund të largohen nga Shqipëria apo jo.

Burime pranë aeroportit bëjnë me dije se u kanë kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë, pasi shpejt do të gjendet një zgjidhje për ta./TCH/