Basha, Ramës: Çlirimi i INSTAT nga politika, mendësi dhe projekte të rrezikshme antishtet

52

52206basha_1Lulëzim Basha, Kryetari i PD-së dhe Kryebashkiak i Tiranës, ka sulmuar me akuza Kryeministrin që pritet të marrë detyrën në shtator Rama, për një mendësi antishtet dhe për projekte të rrezikshme antiinstitucionale.

Shkak për këto akuza, është bërë takimi i një dite më parë i Ramës në funksionin e Kryeministrit të ardhshëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe drejtuesit e bankave të tjera. Në këtë takim, Rama ka hedhur idenë për një pavarësi të INSTAT nga politika dhe binjakëzim të saj me ndonjë institut evropian për të marrë eksperiencë dhe për të rritur profesionalizmin si institucion për tu shndërruar në një institucion të besueshëm.

Kjo ide ka sjellë reagimin e kreut të PD-së, Basha i cili e cilëson këtë tentativë për pavarësi të INSTAT nga politika, si zhdukjen e këtij institucioni, një mendësi antishtet dhe antiinstitucion.

Mendësi antishtet, antiinstitucione, propozim për të zhdukur dhe eliminuar një zë të fuqishëm të së vërtetës që është ISNTAT që opozita e djeshme e ka përdorur sa herë i ka shkuar për shtat. Projekt i rrezikshëm antishtet me qëllim manipulimin e të vërtetës, duke vërtetuar se premtimet piramidale të 23 qershorit që ishin skema e mashtrimit po sjellin kosto pas kostos, dhe pjesë e kësaj është tentativa për të manipuluar të vërtetave për fshehjen e dështimeve dhe mosmbajtjen e premtimeve piramidale. PD do mbrojë INSTAT si zë i besueshëm dhe në mbrojtjen e të vërtetës si është, demaskimin e përpjekjes pa u instaluar në pushtet”,- ka deklaruar Basha gjatë inaugurimit të punimeve në rrugën ‘Gramoz Pashko’.