“Gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të flamurit, ditën e pavarësisë së lirisë së Shqipërisë. Sot përkulemi në ditën më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre në 1944… 1444”, tha Basha.
Kryedemokrati mendoi se e kaloi si një lapsus të korrigjuar shpejt, duke harruar se Skëndërbeu e ngriti flamurin në Krujë më 1443 e jo më 1444.
Gafën e dyfishtë nuk ia fali Edi Rama, që postoi videon në rrjetet sociale videon e duke u gajasur me kreun e opozitës.
Sipas Bashës, festat e nëntorit janë një mesazh edhe për shqiptarët e sotëm: “Për lirinë dhe demokracinë duhet luftuar çdo ditë. Jam sot në krah të atyre që janë ngritur për liritë dhe të drejtat e tyre”.
Thirrjen e ambasadores gjermane, që i kërkoi opozitës të kthehet në Parlament, Basha nuk preferoi ta komentonte: “Politikën, një ditë tjetër”.
Rama e ka komentuar:
Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444?Flm që na bën të qeshim