Atentati te Komuna e Parisit, vdes njëri prej të plagosurve

58

policiaAtentati i djeshëm te rruga ‘Komuna e Parisit’ ka sjellë sot vdekjen e njërit prej dy personave të plagosur rëndë. Elvis Doçi ka vdekur në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërkohë mësohet se xhaxhai i tij Ali Doçi nuk ka rrezik për humbjen e jetës.

Atentati ka ndodhur dje rreth orës 22:20, kur 2 persona ende të paidentifikuar me një motor tip ‘Scooter’ kanë qëlluar drejt automjetit ku ndodheshin dy personat, duke i shkaktuar plagë të rënda atyre. Menjëherë pas ngjarjes të dy shtetasit Elvis dhe Ali Doçi kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Autorët e krimit pasi kanë kryer atentatin janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së ’21 Dhjetori’.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka bërë të ditur se janë ndaluar tetë persona për verifikim dhe se ka ngritur gjithashtu postblloqe policore në dalje të Tiranës.