Arvizu: Nuk besoj se kortezia do të lëndonte ndokënd

57

arvizuOpozita nuk ka rezistuar gjatë dhe ka braktisur punimet e Kuvendit gjatë fjalimit të kreu të mazhorancës, Edi Rama. Edhe pse kreu i saj, Lulzim Basha e kishte përjashtuar një gjë të tillë, lideri historik i saj, Sali Berisha urdhëroi braktisjen e punimeve.

Në fakt vendimi erdhi në momentin që Rama po sulmonte PD-në sa i takon lidershipit të saj. Kreu i PS-së u kujtoi demokratëve sulmet ndaj tij në kohën kur mbante postin e kreut të Bashkisë së Tiranës dhe sulmohej për faktin që nuk ishte i pranishëm në Kuvend. Rama tha se këto mallkime sot bien mbi opozitën.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu duke komentuar largimin e opozitës, komentoi shkurtimisht: “Nuk besoj se kortezia do të lëndonte ndokënd.”