

Angeline Jolie është fotografuar teksa po drejtonte xhirimet e filmit të saj Unbroken. Jolie ishte veshur si në një funeral, me një fustan të zi të thjeshtë, me një palë syze të zeza dhe këpucë stil balerinë, po ashtu të zeza. Ndonëse mund të kishte zgjedhur këtë stil veshje për t’u marrë më seriozisht në sheshin e xhirimit teksa komandonte, stili i veshjes dukej larg të qenit stil drejtuesish filmash.











