Alket Muho u vra për çëzhtje pronësie, jo si informator i policisë

29

Vrasja e Alekt Muhos në Memaliaj, e cila u përfol si një vrasje e informatorit të policisë pasi kishte denoncuar më parë disa parcela me hashashi, rezultoi se gjithçka ka ndodhur për motive pronësie.

Policia ka zbardhur vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabie, duke arrestuar edhe dy autorët e dyshuar.

Në pranga janë vënë babë e bir, Hetem dhe Dino Muho, 59 dhe 20 vjeç, banues në Sarandë.

“Ndalimi i tyre, u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, diten e djeshme rreth ores 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie. Nga teresia e veprimeve dyshohet se dy autoret e kane vrare shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve”, tha policia në njoftimin zyrtar të datës 7 shtator.