Kjo nismë merret në kuadrin e masave për shmangien dhe eliminimin e problematikës të krijuar kohët e fundit në rendin publik nga përdorimi i aparateve celularë në shpërthimet e telekomanduara.
“Në rast të mosparaqitjes së pajtimtarit për riregjistrim, ai numër telefoni do të bllokohet deri në regjistrimin e tij”,- bëhet me dije në njoftimin për media të AKEP.
Pak ditë më parë Ministria e Brendshme i ka kërkuar kreut të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me cilësinë e autoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar të mbyllë menjëherë numrat që nuk kanë një pronar të individualizuar.