“Në muajin maj në Shqipëri do të mbahet takimi i tryezës së Ambasadorëve dhe do marrë pjesë dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, dhe kjo është shenjë vlerësimi ndaj Shqipërisë. Është takim që është i zhveshur nga anët formale, është kornizë konsultative.
Në fokus janë çështjet më sensistive, si situata në Siri, Ukrainë, lufta kundër terrorizmit”, tha kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Pandeli Majko.