“Reporterët pa Kufi”:Është hapur një faqe e re për Shqipërinë

57

reporters withShqipëria ka bërë progres sa i përket lirisë së mediave. Në raportin e fundit të organizatës “Reporterët pa Kufi”, me seli në Paris, për lirinë e shtypit, Shqipëria është renditur në vend të 85-të duke shënuar një ngritje në krahasim me vit më parë ku zinte vendin e 112.

Raporti “Indeksi i Lirisë së Shytpit në Botë 2014 “thekson se në  Shqipëri është hapur një faqe e re e historisë së Medias.

” Zgjedhjet e qershorit 2013 sollën një ndryshim të qeverisë. Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi zgjedhjet  e ndërsa programi i saj mbi median shqiptare është ambicioz” theksohet në raport.

Sipas organizatës “Reporterët pa Kufi”qëndrimet e mbajtura nga qeveria e re mbi median janë konstruktive, një vend që po punon të pranohet si një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Klasifikimin më të mirë nga vendet e Ballkanit, e ka Sllovenia në vend të 34. Kosova është klasifikuar në vendin e 80-të, duke shënuar kështu ngritje me 5 vende nga viti i kaluar.

Maqedonia ka shënuar rënie prej vendit të 116-të, në vendin e 123-të. Serbia është në vendin e 54, Koracia është e 65-ta, Bosnjë Hercegovina e 66-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 114-të.

Në krye të listës, janë  Finlanda, Holanda, Norvegjia, Luksembuergu dhe Andora, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënie duke u plasuar në vendin e 46-të, ndërsa një vit më parë ishin në vendin e 13. Në listë gjenden gjithsej 180 shtete dhe territore, ndërsa në fund të listës janë Turkmenistani, Koreja Veriore dhe Eritrea.