Në 20 shkurt Evangelos Venizelos viziton Tiranën

61

evangelos-venizelosZv. kryeministri dhe ministri i jashtëm grek Evangelos Venizelos  viziton sërish Tiranën.  Mësohet se numri dy i qeverisë greke do të zhvillojë një vizitë  zyrtare në Tiranë më 20 shkurt.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, zyrtari i lartë grek  do të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare kun ë fokus të takimeve do të jetë procesi I integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo është hera e parë që Zv.kryeministri grek zhvillon vizitë në Tiranë pas marrjes nga Greqia të presidencës së Bashkimit Europian ndërkohë që Shqipëria pret në qershor marrjen e statusit të vendit kandidat.