Gjirokastër, kapen 21.2 kg hashash, 1 në pranga

51

hashish21.2 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë janë sekuestruar sot në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa në pranga është vënë një person. Sipas policisë së Gjirokastrës, lënda ishte fshehur në pjesën e mbrapakolpit dhe shasinë e një automjeti tip ‘Renault’, me targë TR7856S
Në momentin e transportit, automjeti drejtohej nga shtetasi Viktor Cuko, i cili është vënë menjëherë në pranga nga sektori kundër narkotikëve. Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte Athina.