Mbërrin 2014, fishkezjarre dhe festime deri në orët e para të 1 janarit

56

viti i ri nr trNë një atmosferë festive, spektakël fishekzjarresh dhe me urimin për një vit më të mbarë, kryeqytetasit, por dhe mbarë qytetarët shqiptarë i kanë uruar mirëseardhjen Vitit të Ri 2014.

Qytetarë të shumtë, të grupmoshave të ndryshmme, e pritën Vitin e Ri 2014 jashtë shtëpive të tyre, duke festuar në rrugët e Tiranës dhe ndjekur nga afër spektalin që kanë ofruar fishekzjarret, një traditë kjo tashmë që i mban të gjithë njerëzit zgjuar deri në orët e para të agimit.

Atmosfera e festës u shoqërua edhe me aktivitete në sheshin “Skënderbej”, të organziuara nga Bashkia e Tiranës, ku DJ të njohur sollën rrymat muzikore bashkëkohore.
Me shampanjë, gjel deti, vizita, këngë, puthje e përqafime, është përcjellë mbrëmja e ndërrimit të viteve, e cila dhe pse nuk i është larguar traditës është festuar në mënyrë ta ndryshme.

Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë preferuar ta kalojnë në tryezën familjare këtë festë, por edhe ambientet luksoze në kryeqytet, lokalet dhe restorantet që kanë ofruar muzikë live, dhe ku kanë kënduar artistët më të njohur të momentit kanë qenë të mbushura plot.

Familjarë që kanë qëndruar në shtëpite e tyre kanë qenë nën shoqërinë e ekranit të vogel,i cili ndonëse alterantiv dhe i shpërndarë në disa stacione televizive private ishte munduar t’i argëtonte shqiptaret. Më pas orët e para te Vitit te Ri, kanë rinxjerrë në rrugë mijëra njerëz të kryeqytetit. Qytetarët kanë nisur telefonatat dhe mesazhet me urimet më të bukura për të afërmit, miqtë e tyre.

Në këtë feste popullore, më e populluar ka qënë zona e Bllokut , një nga më të prefruarat e rinisë së kryeqytetit, ku lokalet e kësaj zone kanë qënë tejet të mbushura jo vetëm nga të rinj.

Policia e Shtetit ishte në gadishmëri të plotë për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve nga qendra në periferi.