Shkak për këtë është prishja e kontratës me kompaninë e shpërndarjes së energjisë, CEZ, nga qeveria e mëparshme.
Mediat çeke citojnë kryeministrin e këtij vendi, Jiri Rusnok, i cili është shprehur se mënyra si u soll qeveria me CEZ ishte një shpronësim i paprecedent, por ai shpreson të fitojë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar.
“I kam thënë kryeministrit shqiptar se nëse nuk e njohin borxhin, me keqardhje do të bllokoj marrëveshjen me BE-në. Nuk është një gjë e këndshme, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, shprehet Rusnok.
Më tej, kryeministri çek i ashpërson tonet, duke e cilësuar Shqipërinë “një vend i mbushur me trafikantë droge”.
“Nuk do më duhet të vendos veton pasi as holandezët, gjermanët, francezët dhe britanikët nuk janë shumë entuziastë për anëtarësimin e këtij vendi të bukur ballkanik, të mbushur me trafikantë droge”, citohet Rusnok.