“Të përjashtuar të gjithë qytetarët nga një diskutim që është normal. Buxheti dhe politikat buxhetore duhet të jenë më transparente. Një Qeveri ka frikë nga buxheti i saj, pasi është buxheti i rrokullisjes. Ky buxhet rrit taksat 3 herë më shumë se gjatë 8 viteve që ishim në pushtet. Ky buxhet varfëron brenda vitit shumicën e shqiptarëve, pasi rrit 100 % taksat. Mësues, infermierë e administrata, merrnin një rrogë më shumë duke u hequr taksat, ndërsa sot marrin gjysmë rroge. Qëndrimi ynë është transparenca. Një Qeveri që merr borxhin me 62 % dhe e çon në 72 %. Ne do të bëjmë një diskutim të gjerë me qytetarët, interesat e tyre, mashtrimet që janë bërë ndaj tyre. PD do reagojë. Kjo sjell për qytetarët ndalimin e investimeve të huaja, shpunësimin masiv të shqiptarëve dhe kjo është politika më e keqe fiskale. Ky është një rikthim shumë më keq se 2003 në disa aspekte. Ne u lamë pothuajve gjysmë të gatshëm”,- tha Berisha.