Bushati në Luksemburg, konfirmohet mbështetja për statusin

50

bushatiMinistri i Jashtëm Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë pune në Luksemburg, në kuadër të vizitave që po zhvillon në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Kryediplomati shqiptar zhvilloi disa takime në Komisionin e Çështjeve Evropiane të Parlamentit, si dhe u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Bushati uroi homologun e tij për Qeverinë e Re të Luksemburgut dhe shprehu vlerësimin për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe mbështetjen që ky vend ka dhënë për Shqipërinë në rrugëtimin evropian.

Nga ana tjetër, Asselborn theksoi mbështetjen e Luksemburgut, si vend themelues i BE, për procesin e integrimit të Shqipërisë, në kuadër të vendimmarrjes mbi dhënien e statusit të vendit kandidat gjatë javës që vjen.