Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Beqir Çela” në Shkozet, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Adriatik Toto, nxënës i vitit të parë në shkollën e mesme profesionale.
Sipas informacioneve të para, gjimnazisti është qëlluar me armë nga një person i cili është larguar menjëherë nga vendi i krimit.
Mësohet se gjimnazisti është dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Nuk dihen ende motivet e krimit, ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të vrasjes së gjimnazistit.