Rama prezanton projektin e vijës bregdetare në Vlorë

65

rama21Gjatë festimeve në qytetin e Vlorës, kreu i qeverise Edi Rama ka prezantuar në teatrin “Petro Marko” projektin  “Lungo Mare”, ku u shpall  dhe  konkursi ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.

Kryeministri Rama në fjalën e tij u shpreh optimist për konkursin në funksion të zhvillimit të vijës bregdetare. Ai theksoi se pavarësisht dëmtimit të vijës bregdetare nga ndërtimet pa kriter, është i mundur transformimi i saj në harmoni të plotë me natyrën në funksion të turizmit. Kryeministri tha se objektivi i qeverisë mbetet realizmi i këtij projekti brenda harkut kohor të dy viteve.

“Kemi shembuj të shkëlqyer dhe për të mësuar nga gabimet e të tjerëve në projektimin dhe shfrytëzimin e projekteve të bëra për vijën bregdetare. Besoj që kemi eksperiencën e nevojshme për të ndërtuar një konkurs që të përfshijë jo vetëm talentin dhe forcën e imagjinatës të shumë arkitektëve me famë në botë, por dhe ne energjinë e njerëzve që jetojnë realitetin. Është sinergjia mes të dyve që garanton sukses. Ta bëjmë këtë zhvillim në bashkëpunim me natyrën dhe që garanton cilësi. Është një sfidë në funksion të transformimit të gjithë vijës së përcaktuar në një realitet të ri europian dhe urban të Shqipërisë së re turistike. Jam i bindur që pavarësisht dëmeve të bëra, potenciali është aty”, tha ai.