Bëhet fjalë për shtetasin Marjan Martini nga fshati Juban, i cili ka qenë duke ecur pranë një lokali të lojërave të fatit, kur disa persona i kanë dalë në pritë duke e qëlluar për vdekje.
Fillimisht u raportua për një person por pas hetimeve është zbuluar se kanë qenë disa persona të cilët i kanë bërë atentat 30-vjeçarit Martini.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Shkodrës si dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë , nga ku kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe për kapjen e tyre.
Burime konfidenciale për News 24, bëjnë me dije se dy janë pistat ku është përqendruar policia e Shkodrës, një pistë është ajo e hakmarrjes ndërsa pista tjetër është ajo e ndonjë debati të mundshëm të Marjan Martinit.