Ky fakt mësohet se ka gjetur mirëkuptimin edhe të këtij institucioni, pas refuzimit nga Kuvendi në kohën që drejtohej nga ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli. “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj, ka kërkuar auditimin e llogarive të KLSH-së (të cilat për fat të keq kanë 10 vjet që nuk kontrollohen), nëpërmjet komunikimeve zyrtare me zj. Jozefina Topalli, ish-Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr.208 prot,datë 02/02/2012; z. Edmond Spaho, ish-Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, me shkresën nr.208/1 prot,datë 03/02/2012; z.Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Erion Braçe, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, z.Fatmir Xhafa, Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, me shkresën nr.928 prot,datë 11/11/2013. Kryerja e auditimit të jashtëm të pavarur ne Institucionet Supreme të Auditimit (SAI), sikurse është KLSH, cilësohet si e domosdoshme edhe në standardet ndërkombëtare’, sqaron zyrtarisht KLSH. Gjithashtu, pritet që të miratohet edhe projektvendimi I ri I Kuvendit për mënyrën e trajtimit të deputetëve.