PD: Tahiri po bredh në Europë, kur Shqipëria ndodhet në hartën e zezë të krimit

54

Laura-Vorpsi-okPartia Demokratike ka akuzuar sot Ministrin e Brendshëm Tahiri, se është duke bredhur nëpër Europë, ndërkohë që krimi po bën kërdinë në vend.

“Ministri i Brendshëm viziton Europën, teksa Shqipëria po kthehet sërish në ditët e këqija, kur ishte në hartën e zezë të prodhimit dhe transitit të drogës.  Ministri Tahiri i tregon ministrit të brendshëm francez për masat dhe sukseset e policisë shqiptare, kur në fakt realiteti është krejt ndryshe”- tha Vorpsi.

PD i thotë Tahirit që t’u thotë homologëve të vet se e vërteta për rendin është krejt ndryshe.

“Pasiguria e jetës nuk ka qenë kaq e fortë sa në ditët e këtij ministri e të kësaj qeverie.  Këtë duhet t’u thotë Ministri Tahiri ministrave që takon në Europë. Kjo është për fat të keq e vërteta e rendit sot në Shqipëri”- tha Vorpsi.