Deklarata e plotë e AKIP
Dy jave më parë ishim po në këtë shesh për të iniciuar betejën tonë të radhës kundër shkatërrimit të armëve kimike të regjimit të Asadit në Siri, në territorin e Shqipërisë.
Të bindur se shqiptarët tashmë e kishin bërë zgjedhjen e duhur, kur me forcën dhe mbështjetjen e tyre ndaj referendumit për importin e mbetjeve në Shqipëri, ne si AKIP mbajtëm një qëndrim të qartë rreth çështjes së importit të armëve kimike.
Ne sot jemi dëshmitarë, të një procesi të paprecedent për demokracinë shqiptare. Ne pame se si të rinjtë e qyteteve të Shqipërisë, duke filluar nga Tirana, zgjuan dhe mobilizuan zemrat e njerëzve për një çështje e cila na përkiste të gjithëve. Ndaj të cilës u reagua me forcën më të madhe demokratike, QYTETARINË.
Edhe në momente të tentativës për pengmarrje nga liderë dhe politikanë të partive të ndryshme, ishin protestuesit ata që treguan kurajon qytetare për të mbajtur ndoshta për herë të parë në Shqipëri një model proteste civile të atij niveli.
Vlerat e kësaj proteste shtriheshin jo vetëm në kufijt e Shqipërisë, por më tej në të gjitha vendet ku ka shqipëtarë, të cilët dëshmuan qëndresën e shqiptarëve në kryeqytetet kryesore: Milano, Londër, Paris, Uashington, ku mbarë shqiptaria dha një mësim demokracie si kurrë më parë të markës “Made in Albania”.
Vullneti i shqiptarëve, të cilët nuk mbështesnin dot fizikisht protestat e shqiptareve në terren, kontribuan duke mbledhur plot 35.000 firma brenda 5 ditësh. Një fakt i cili tregonte për një ndjeshmëri të lartë qytetare mbi cështjen.
Kjo fitore nuk arriti një standard të lartë demokracie vetëm për dëgjimin e zërit të qytetarëve, por edhe për herë të parë në 20 vjet protestuesit shqiptarë u ndien të paterrorizuar dhe të kërcënuar në sheshet e tyre.
Kauza e AKIP nuk mbaron këtu, ne do jemi gjithmonë rojtarë të çështjeve publike në mbrojtje të interesit publik.