Ja 5 pikat e ofertës diplomatike amerikane për palën shqiptare

53

arvizu-1024x762Ndonëse pritet një vendim përfundimtar sot në orën 17:00 në lidhje me armët kimike nga Kryeministri i vendit, burime diplomatike të së përditshmes Dita bëjnë me dije se oferta amerikane përfshin një paketë me 5 propozime. Nga këto 5 propozime, 2 kanë të bëjnë me mbështetjen e SHBA-ve ndaj procesit të integrimit të vendit, mbulim financiar sa trefishi i buxhetit të shtetit (12 miliardë dollarë në total), heqja e vizave me SHBA-në si edhe propozimi i Shqipërisë për çmimin Nobël për paqen.

Këto propozime do të aktualizohen nëse Shqipëria i thotë po kërkesës amerikane për çmontimin e armëve kimike në vend, por jo groposjen e tyre, pasi kjo do të bëhet në zona jashtë Shqipërisë.

Paketa diplomatike amerikane e hedhur dje në tryezë:

1. Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda Dhjetorit

2. Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama

3. Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)

4. Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave

5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen.