Performanca e shkëlqyer e këtyre viteve në Zvicër ka bërë Armando Sadiku të pëlqehet nga shumë ekipe, por në në fund është zbuluar destinacioni i ardhshëm i tij. Sipas medieve zvicerane, sulmuesi kuqezi do të veshë fanellën e Zyrihut në merkaton e janarit. Këta të fundit janë ekip që luajnë në elitën e futbollit zviceran dhe janë ekip shumë i njohur të cilët kanë zgjedhur si përforcim lojtarin e kombëtares shqiptare i cili dikur është aktivizuar tek Lokarno e më pas tek Lugano. Sigurisht që pozicioni aktual në të cilin ndodhen nuk është shumë i mirë sepse renditen në vendin e nëntë dhe rrezikon rënien, por sulmuesi Sadiku shihet si një nga faktorët për ta shpëtuar ekipin. Sipas portalit “24 heuers”, Sadiku dhe Zyrihu ishin duke biseduar prej kohësh bashkë por më në fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët për arritjen e një marrëveshjeje.
Momenti që po kalon sulmuesi Sadiku është një ndër më të mirët në karrierën e tij dhe tani ishte momenti i duhur që të bënte hapin gjigant drejt një sfide e cila do të jetë e duhura për të. Tek Lugano, Sadiku ka arritur të shënojë plot 52 gola në ligën e dytë zvicerane duke u shpallur disa herë edhe golashënuesi për ekipin e tij. Gjatë këtij sezoni Sadiku ka shënuar pesë gola që kanë qenë shumë të rëndësishëm për ecurinë e ekipit të Luganos. Forma e mirë dhe e shkëlqyer që po kalonte e detyroi në një farë mënyre edhe trajnerin De Biazi të bënte një grumbullim disi të sforcuar sepse më parë nuk e ka marrë për ndeshjet elimina-tore duke e lënë mister arsyen pse lojtari nuk ishte grumbulluar për ndeshjet eliminatore. Me shumë mundësi ai do të jetë titullar për ndeshjen ndaj Bjellorusisë së bashku me Edgar Çanin. Sadiku me fanellën e kombëtares ka qenë shumë produktiv.



