Kuvendi përplasje mbi rendin e ditës, PD kërkon debat vetëm për armët kimike

54

kuvendi-i-shqiperise1Parlamenti ka vijuar punimet e ditës me debate të forta në lidhje me vendimin mbi çmontimin e armëve kimike. Ndonëse opozita kërkoi që rendi i ditës të ndryshojë dhe të diskutohej vetëm mbi armët kimike, Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk e pranoi këtë kërkesë duke deklaruar se po spekulohej me këtë çështje.

Ndërkohë deputetja demokrate Mesila Dode ka mbledhur para foltores së Kuvendit gratë deputete duke i kërkuar t’i bashkohen protestës kundër shkatërrimit të armëve kimike.

“Kam 5 ditë që qëndroj me protestuesit. Sot jam zëri i tyre në këtë sallë. Kemi marrë vesh që vendimi është marrë, madje që ftesa ka qenë nga qeveria shqiptare. Ftoj të gjitha nënat të vijnë këtu në këtë foltore deri sa të vij kryeministri dhe të japë llogari këtu”, –tha Doda.

Ndërkoë repliak të ashpra kanë vijuar mes deutetes Doda dhe Kreut të Kuvendit Meta:

Doda: Ftoj të gjithë nënat të vijnë në foltore derisa Rama të vijë të japë llogari. Nëse jeni burra, hajdeni këtu.

Meta: Të jeni të sigurtë që askush nuk do të kapet për zhelesh, nuk ka nevojë për teatër.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i bashkohet protestës së deputeteve të PD-së.

Meta: Urime, ja edhe ministri i mjedisit u bashkua me ju.

Mesila Dode kërkon të flasë, Meta nuk e lejon duke i thënë se po shkel rregulloren.

Meta: Nuk ka pse të vijë kryeministri këtu, ua dhashë unë përgjigjen edhe për kryeministrin, ju doni të bëni teatër. Ju me të drejtë keni bërë interpelancë, por ne nuk mundet të veprojmë në kundërshtim me rregulloren.

Doda: Të gjithë nënat po vijnë këtu, për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën edhe të fëmijëve tuaj zoti Meta.

Meta: Sigurisht dhe për të mirën e fëmijëve të mi, por nuk mund të shkel rregulloren, për çdo deputet.

Meta: Çarmatosuni vetë, përpara se të flisni për armët e Sirisë. Sepse çdo gjë do të zhvillohet në mënyrën më transparente dhe pozitive. Jini të qetë.

Më pas Kryetari i Kuvendit u detyrua të ndërpriste seancën duke kërkuar 10 minuta pushim.