Policia e Kosovës në kërkim të autorit të emailit kërcënues

52

xhemati-600x330Policia e Kosovës ende nuk ka mundur të zbulojë se kush fshihet pas dërgimit të emailit kërcënues për ‘Sulme të tmerrshme” nëse nuk lirohen gjashtë të arrestuarit, të dyshuar për përgatitjet të sulmeve terroriste, sipas raportimit të Koha ditore.

Po sipas këtij burimi, “Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë”, është përmendur edhe më herët, por, sipas burimeve nga Policia, nuk ka pasur shenja se ekziston si organizatë, e cila të martën nëpërmjet një deklarate ka kërkuar lirimin e gjashtë kosovarëve të arrestuar javën e kaluar.

Gjithsesi, ky kërcënim ka mobilizuar Policinë e Kosovës duke filluar hetimet për zbulimin e mundshëm të autorit apo autorëve.

“Xhemati i Xhehadit” kërcënon me sulme Policinë e Kosovës

Një komunikatë kërcënuese është lëshuar nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Me këtë komunikatë është kërcënuar Policia e Kosovës se nëse nuk i liron gjashtë të arrestuarit, do të përballet me “sulme të dhimbshme”. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë komunikatë dhe është duke e analizuar shkallën e seriozitetit të saj.

Komunikata e lëshuar nga adresa [email protected], thotë: Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë paralajmëron Policinë Terroriste të Kosovës, se në qoftë se nuk i liron Vëllezërit tanë të dashur sa më parë, do të përballen me sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme.

“Padyshim, ne kemi burra të cilët e duan vdekjen më shumë se sa ju jetën e kësaj bote. Është ushtria e Allahut e cila do të triumfoj dhe ajo e Brankoviqit e cila do të mbytet në gjakun e tyre.

Allahu i lartësuar thotë:

“Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” Surja Ahzab, Ajeti 23

“Ata që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.” Surja Nisa, Ajeti 76

Dhe falënderimi i takon Allahut zotit të botrave.

Batalioni i Mediave

Komandant Muxhahidi”, përfundon komunikata, dërguar sot medieve me rrugë elektronike.