Pas 71 seancash, gjykata e Apelit të Shkodrës e pushoi sot çështjen e 22 fermerëve të Komunës Shkrel dhe i shpalli ata të pafajshëm.
Apeli ka pushuar çështjen e ngritur nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila akuzonte fermerët për kultivim të lëndëve narkotike në vend të kërpit industrial.
Çështja e fermerëve të Shkrelit, të cilët akuzoheshin se fara e kërpit industrial që ata kultivonin ishte kanabis sativa, ka nisur që në vitin 2003, dhe përfundoi sot me lirimin e fermerëve.
Pas seancës, Alfred Pëllumbi ,një nga përfaqësuesit e shoqatës së fermerëve të Shkrelit, e quajti vendimin një fitore të rëndësishme dhe deklaroi se fermerët e Shkrelit do t’i rikthehen përsëri kultivimit të kërpit industrial.