Nishani nuk dekreton “Aktin Normativ”

55

Bujar NishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk ka dekretuar “Aktin Normativ” për ligjin e Nëpunësit Civil. Në arsyetimin e Presidentit thuhet se, “arsyeja kryesore, për të cilën vendosa të mos e shpall këtë ligj dhe t’ia kthej Kuvendit për rishqyrtim, bazohet në respektimin e parimit shumë të rëndësishëm të hierarkisë së normës juridike.”

“Si akt me fuqi juridike të posaçme, ligji zë vendin më të lartë (pas Kushtetutës) në hierarkinë e akteve ligjore, ndaj si i tillë, ai duhet ndryshuar apo shfuqizuar vetëm nëpërmjet një ligji tjetër, dhe aspak, në gjykimin tim, nëpërmjet një akti normativ. Krijimi i precedentëve të tillë, do të vinte në pikëpyetje rendin juridik dhe shtetin e së drejtës”, thuhet në arsyetim.

Në këto kushte, një akt normativ i qeverisë, pra i njërit prej pushteteve nuk duhet që të modifikoje apo ndryshoje një ligj që është miratuar me shumicë të cilësuar, po ashtu nuk mund të shprehet rreth çështjeve të hyrjes apo jo në fuqi të një ligji kaq specifik si ligji nr. 152/2013 “Për  nëpunësin civil”, të miratuar në muajin maj me konsensus të gjerë parlamentar