Emisioni ‘Fiks Fare’ ka transmetuar një video ku shikoheshin se, si studentë nga Korça të cilët jetojnë në Tiranë u paguhej rruga për të ardhur deri në Korçë për të shkuar dhe votuar kandidatin socialist Sotiraq Filo. Shuma e rrugës ishte në vlerën 2 mijë lekë të reja.
Në materialin e transmetuar studentët tregojnë se si telefonohen nga shtabi i Filos dhe pasi votojnë shkojnë në një prej shtëpive të qytetit ku tregojnë gishtin me bojë që kanë marrë pjesë në votime dhe marrin pagesën e premtuar.