“Ne do ndriçojmë të vërtetën e kontratës mes qeverisë dhe kompanisë “Crown Agents”për menaxhimin e doganave e mbushur me elementë të errët, 4.5 milionë euro në vit do i paguajë qeveria shqiptare kësaj kompanie kundrejt shërbimeve të paqarta, 400 mijë euro i merren arkës vetëm për makina luksi për agjencinë në fjalë. Do paguhet për rritjen e të ardhurave të ulura nga qeveria Rama. Ky është Kryeministër, që kërkon të bëjë sukses me gjetjen e një gjëje, që ka gjetur vetë”,- ka thëne Basha.
Basha u ndal më tej në çështjen e integrimit, për të cilin akuzoi Ramën, se me veprimet e ditëve të fundit po bëhet pengesë.
“Jemi para një ngjarjeje historike. Duhet të punojmë për integrimin, i cili po bëhet një fjalë e huaj për Ramën”, tha ai.
Më tej, Basha u përqendrua në gjendjen e financave të vendit. Sipas tij, gjatë muajve të fundit ka pasur rënie drastike të të ardhurave.
“Qeveria, ulje drastike të të ardhurave. Miliona dollarë kanë humbur në tre muaj e fundit”, tha Basha.