Paraditen e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave ku u miratua vendimi për shkarkimin nga puna të drejtorit të përgjithshëm të ATSH-së, zoti Basir Çollaku, si dhe projektligji mbi miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor.
Njoftimi i zyrës së shtypi të kryeministrisë, detajon vendimin dhe projektligjin:
PROJEKTLIGJ:
1. Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor.
Kjo marrëveshje, që do t’i propozohet kuvendit për miratim, rregullon marrëdhëniet juridiko-civile me shoqërinë “Crown Agents Limited”, e cila do të japë shërbim asistence për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore.
VENDIM:
1. Për lirimin nga detyra të z. Basir Çollaku dhe emërimin në detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) të z.Gëzim Podgorica.


