Policia ka bërë të ditur se rreth 200 kilogramë heroinë afgane dhe 500 kilogramë marijuanë vinte nga Ballkani.
Operacioni antidrogë u shtri “Ellenika” në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.
Banda e trafikut të drogës ka qenë e shtrirë në disa vende të rajonit dhe sipas hetimeve ka trafikuar me qindra kilogramë heroinë dhe marijuanë.
Forcat antidrogë në shtetin fqinj bëjnë të ditur se hetimet kishin nisur prej kohësh dhe u mbështetën nga Europol dhe Dcsa, një projekti europian, kundër kriminalitetit në Ballkan, në bashkëpunim të ngushtë me policinë shqiptare, kosovare, boshnjake, sllovene dhe kroate. Një nga bazat e kësaj organizate ishte në Peskara dhe drejtohej nga shqiptari, Besnik Gostivari.
Policia nga hetimet e deritanishme ka bërë të ditur se kalonte në Shqipëri-Kosovë-Bosnjë-Hercegovinë-Kroaci-Slloveni dhe me destinacion Italinë.
Më shumë se dy kuintalë heroine dhe 500 kilogramë marijuanë , të sekuestruara, ishin të destinuar për një organizatë në rajonin e Abruzzo-s në Itali, ku droga do të vihej në shitje në tregun lokal dhe për rajonet Marche dhe Puglia.