Rama takon Venezilos: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë në një stad të ri bashkëpunimi

44

75Kryeministri i vendit Edi Rama ka pritur sot në një takim zyrtar Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos

Kryeministri Rama, vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe vuri theksin në vullnetin e qeverisë shqiptare, për t’i dhënë një dimension të ri këtij bashkëpunimi, për një frymë të mirë miqësie dhe interesi të të dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, u vlerësua ecuria e deritanishme e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe u trajtuan problematikat që ekzistojnë tani, apo ato të trashëguara nga e kaluara.

Qeveria shqiptare mbetet e vendosur për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Marrëveshja Kosovë-Serbi ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e bashkëpunimin midis vendeve të rajonit”,- ka deklaruar Kryeministri i vendit.

Rama e ka falënderuar ministrin Venizelos edhe për mbështetjen që  Greqia ka dhënë  dhe vazhdon t’i japë  Shqipërisë, në  procesin e integrimit edhe në  kuadër të  presidencës së  ardhshme greke të  Bashkimit Evropian.

Ministri Venizelos, e uroi kryeministrin Rama për detyrën e re, dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për t’i vendosur marrëdhëniet mes dy vendeve në një stad të ri bashkëpunimi.