Në letër, Presidenti Obama shpreh falënderimet ndaj ish kryeministrit Berisha mbi ndihmesën e tij për thellimin e miqësisë midis dy vendeve, për punën e tij për ruajtjen e stabiliteti në Ballkan dhe për bashkëpunimin qeveritar për lehtësimin e transferimit të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve të Hurriya Camp.
Në këtë letër Presidenti Obama, i kujton ish Kryeministri Berisha rëndësinë e të qenurit faktor pozitiv, konstruktiv dhe efektiv, në opozitë.
“Ka qenë nder dhe kënaqësi që kam punuar me Ju gjatë mandatit Tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne gëzojmë një partneritet të fortë në shumë fusha. Si Kryeministër, Ju keni ndihmuar ne thellimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona.
Unë dua t’Ju falenderoj për mbështetjen Tuaj ndaj përpjekjeve tona në Afganistan dhe Siri si dhe për punën Tuaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Do të doja gjithashtu të rikonfirmoj mirënjohjen time për bashkëpunimin e qeverise suaj në lehtësimin e transferimit të të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve të Hurriya Camp. Këto janë çështje të rëndësishme dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë të Shqipërisë.
Ndërsa Ju kaloni në rolin Tuaj si një anëtar i rëndësishëm i opozitës, unë e di se Ju do të mbeteni i angazhuar pozitivisht në procesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar”, -thuhet në letër.