Fillon ndërtimi i bulevardit. Rama: Ky është fillimi i transformimit rrënjësor për Beratin

54

Edi-Rama-fushate-2013-prezantim-kandidate-565x455Gjatë ceremonisë për përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri të Beratit ‘Republika’ kreu i qeverisë Rama deklaroi se, do të shpallet ndalimi i çdo ndërtimi në Berat për të frenuar shkatërrimin.

Qeveria jonë do të marrë hap pas hapi masa konkrete, për të ndaluar rrënimin dhe të fillojmë pak nga pak, të shërojmë plagët që janë shkaktuar. Që këtë javë, ne do të shpallim ndalimin e çdo ndërtimi në Berat, Gjirokastër dhe Krujë”,- deklaroi Rama.

Kryeministri i vendit, deklaroi gjithashtu se, ky është fillimi i një transformimi rrënjësor për Beratin.

Jam shumë i lumtur që kjo dallëndyshe e lajmëron pranverën këtu në Berat, sepse askund më mirë dhe askund më bukur nuk mund të shfaqej dallëndyshja e parë e një ndryshimi të madh. Një projekt që fillon të lidhë qytetin e një mbi një dritareve me qytetin e sotëm të bashkëkohësve dhe me qytetin e nesërm të fëmijëve që do të lindin këtu. Eshtë fillimi i një transformimi rrënjësor për Beratin”,- deklaroi Rama.