Braçe: Berisha ka ende pushtet në këtë vend, administrata po refuzon bashkëpunimin

53

Erion-Brace1Deputeti socialist Erjon Braçe ka deklaruar në profilin e tij në rrjetin social FB, se Sali Berisha ka ende pushtet në këtë vend. Braçe thekson se përpjekja për të bashkëpunuar me administratën ka dështuar dhe karteli i Berishës tërësisht i korruptuar, është ende solidar.

Sali Berisha vazhdon te kete pushtet ne kete vend!! Ne cdo segment te tij: Ne administrate; Ne drejtesi; Ne gjyqsor, ne cdo gjykate perfshire dhe Gjykaten e Larte; Ne institucionet kushtetuese perfshire dhe vete Gjykaten Kushtetuese; Ne institucionet e sigurise perfshire edhe SHISH. Kudo!! Ky eshte pushteti qe ka Sali Berisha.

Beteja e tij per ligjin “per statusin e nepunesit civil” nuk ka lidhje me mbrojtjen e nepunesve; as me qendrueshmerine e administrates apo institucione!!

Thjesht Berisha kerkon te ruaje pushtetin!!

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet por nuk ka marre ende pushtetin. Perpjekja 3 javore per te bashkepunuar me kete administrate, me keto institucione kushtetuese, ka deshtuar me sukses.

Ata jane te paditur; por ata jane pa deshire per te punuar!! Me shume akoma, kane mllefin e mjaftueshem per te penguar, vonuar, sabotuar, demtuar, bllokuar, ne cdo zyre qe jane.

Provat jane te pafundme cdo dite. Kuptoni; Komisionerja per Mbrojtjen e te Dhenave Personale ka bllokuar portalin e Ministrise se Drejtesise, hapur posacerisht qe qytetaret te denoncojne aktet e padenja deri korruptive te gjyqtareve e prokuroreve ne procese gjyqsore.

E ka bllokuar sepse medemek ministria po publikon te dhenat e qytetareve!! Eshte turp!! po shume turp!! Qytetaret shkruajne aty per korrupsionin e Komisioneria (nje ish gjykatese me kurs 6 mujor) i kerkon Ministrise te mbylle portalet per te mbrojtur te dhenat qe ata i denoncojne vete per te shpetuar nga korrupsioni.

Kjo eshte gjendja!! Ky eshte pushteti i Berishes nje kartel teresisht i korruptuar por solidar ende”,- ka deklaruar Braçe