Edi Rama nis sot vizitën dyditore në Bruksel

56

RAMA-vloreKryeministri Edi Rama pritet të nisë sot një vizitë dyditore në Bruksel. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ai do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.

Rama do takohet si fillim me kreun e PE-së, Martin Schultz e më pas ai do të mbajë një fjalë në Komisionin e Jashtëm të PE.

Në vijim të vizitës, Rama dhe ministrat Bushati e Gjosha do të takohen me Presidentin e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen dhe me Kryekomisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle.

QEVERIA E RE
Etapat nga votimi në kuvend deri tek mbledhja e parë e qeverisë…
E diele Ora 16:20- VOTIMI NË PARLAMENT
Qeveria e re mori dje votëbesimin nga deputetët në Kuvend, me 82 vota pro dhe 55 vota të opozitës kundër. Në votim mungoi ish-kryeministri Berisha
Ora 18:00 – BETIMI TE PRESIDENTI
Shumë pak pas votëbesimit nga Parlamenti, kryeministri Rama dhe ministrat bënë betimin tek Presidenti. Ata bënë edhe një foto të përbashkët me kreun e shtetit.
Ora 18:35-ECJA NË KËMBË
Pas rreth gjysmë ore me dekretet në duar, ministrat e rinj ecën në këmbë përgjatë bulevardit, për të shkuar në shkallët para Kryeministrisë.
Ora 18:40- FJALA PARA KRYEMINISTRISË
Fjalën e parë si kryeministër zyrtar, Rama e mbajti para selisë së Kryeministrisë, ku u prit nga një masë e madhe njerëzish,
mbështetës të PS-së.
Ora 18:47- QEVERIA HYN NË KRYEMINISTRI
Të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ministrat kaluan përmes tapetit të kuq dhe hynë në mjediset e Kryeministrisë,
për të vijuar punën.
Ora 18:55 – FISHEKZJARRET E FESTIMET
Nisja e punës së qeverisë së re u shoqërua dje në mbrëmje me fishekzjarre. Menjëherë pas fjalës së Ramës, fishekzjarret mbushën qiellin në qendër të Tiranës.
Ora 19:05- MBLEDHJA E QEVERISË
Qeveria e re, “Rama”, nisi dje menjëherë nga puna. Pas një dite të lodhshme, Rama nuk mundi të mos mblidhte tashmë zyrtarisht kabinetin e tij.
Ora 20:00 -VENDIMET E QEVERISË
Qeveria e re vendosi dje të heqë foton e Presidentit në zyrat e shtetit dhe të verë atë të Ismail Qemalit, anulimin e importit të plehrave dhe u miratua Kodi i Etikës.
Ora 20:40 – TAHIRI TAKON BURGAJN
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thirri dje urgjentisht Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgajn, për të folur për situatën e krimit në vend.
Ora 20:45- AKTIVITET E MINISTRAVE
Nuk ka kaluar asnjë orë nga betimi në Presidencë dhe ministrat e rinj nisën publikimin e axhendave. Kështu, sot pritet që Veliaj të marrë detyrën nga Spiro Ksera.