“Dita e parë e kësaj drame u karakterizua nga fakti se kryeministri i ardhshëm i dëshmoi shqiptarëve si preokupimin e tij më madhor, e para: të shtinte ne dorë gjithë territorin e vendit në një kohë që administrimi i territorit është atribut i qeverive vendore rampa e di që mjalti i mjaltit është 20% dhe ky duhet shtrirë në gjithë vendin. Akti i frymëzuar nga drejtimi i Bashkisë Tiranë që e la në situatën me dramatike. Përpjekja ka marrë përgjigjien më përfundimtarë nga Gjykata Kushtetuese që përcakton se territori është cështje e qeverive vendore. Revanshi i tij është evident, në këtë revansh spikat deklarata e tij se do prishë ndërtimet pa leje dhe ne e përgëzojmë, edhe pse janë atribut i qeverise vendore. E përgëzoi nëse këtë pikë të programit tonë e zbaton në programin e tij”, ironizoi Berisha.
Berisha e etiketoi pasardhësin e tij “Hitler”, teksa e paralajmëroi që të mos provokojë shqiptarët me monumentet e diktaturës pasi do përballet me reagim të fortë. Kreu i qeverisë sulmoi ashpër pasardhësin e tij lidhur me projektet që kërkon të aplikojë në bregdet.
“Dyshja Rama-Kokëdhima po ndërtojnë kështjella në zonën bregdetare ku është e ndaluar kategorisht ndërtimi. I them Edi Ramës të mosprovokojë shqiptarët me Enver Hoxhën pasi do përballet me zemërimin e tyre. Shqiptarët panë ekipin më injorant, më të paskrupullt që do të qeverisë vendin”, nënvizoi Berisha.
Akti i dytë i konferencës së PS-së, sipas shefit të qeverisë, është se ekipi i PS-së paralajmëroi se do zhysë vendin në recension, nderkohe Berisha u shpreh krenar para ministrave të tij, që arritën gjatë mandatit të tyre arritën të parandalonin krizën. “Të ftuarit panë para tyre ekipin më pa dije, më injorantë. Vetë piktori njoftoi shqiptarët se për 3 muaj nuk do të ketë drita, kanë bërë gati skemën e prerjes së energjisë. Por unë njoftoj se këtë vit kemi lënë 300 mln kw/orë më shumë se vitin e kaluar dhe këtë vit kemi më shumë energji. Ky nuk është Edi Rama, ky është Edi Drama. Problemi me madh janë financat. Ju them shqiptarëve me sinqeritet dhe vendosmëri te madhe, se sistemi doganor dhe tatimor i vendit pavarësisht defekteve ka merita shume te medha ne artisten e këtij vendit ka mbledhur 9.2 miliarde dollare me shume. Këta qe vijnë kanë ndërmend te mbushin arkat e tyre dhe te zbrasin arken e publikut. Akti i dyte paralajmëroi se do të zhysë shqiptarët rë në recension dhe ky është oguri me i zi. I bëj thirrje administratës të vijojë me konsekuencë punën në mënyrë që të ruhet stabiliteti ekonomik. ”, u shpreh Kryeministri teksa shtoi se të ftuarit e PS rrëzuan programin ekonomik të saj.