Kishim dëgjuar për librin më të vogël në botë, por disa botues në Portugali kanë rivalizuar gazetën më të vogël në planet. Ajo është përjavshmja “Terra Nostra”, e cila me përmasat e saj është bërë zyrtarisht gazeta më e vogël në botë. Ajo ka një gjatësi prej 2.5 cm dhe gjerësi 1.8 cm, e cila është një kopje e përkryer e homologes së saj më të madhe. Ka 32 faqe dhe informacioni që ajo përmban ka lidhje me arqipelagun e Azoreve në Portugali.
Vlera e saj është 2.5 euro, ndërsa për herë të parë është hedhur në shkurt të këtij viti. Rekordi i mëparsham mbahej nga një revistë për fëmijë në Londër e cila kishte një dimension prej 3.2cm X 2.2 cm.



