Tre ditë më parë Kolegji Zgjedhor bëri shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet e vendit me kërkesë të Partisë Socialiste, si rrjedhoje e mungesës së kuorumit të duhur për këtë vendimmarrje në KQZ-së, fakt që është pranuar edhe nga vetë KQZ.
Ndërkaq në rend dite janë edhe dy projektvendime. Ai për “Miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ-ja dhe KQV-të, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe për kryetarin e Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013″.