Sekretari i GRECO-s: Në Shqipëri ka mirekuptim për të mos zbatuar ligjin

46

Rau-WolfgangSfida kryesore e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit është zbatimi efektiv, në praktikë i kuadrit të ri ligjor. Ky është vlerësimi i Wolfgang Rau, sekretar organizativ i GRECO, Grupi i shteteve të Këshillit te Europes kundër korrupsionit, që vjen njëherësh edhe si porosi për qeverinë e re shqiptare.Rau thekson se në Shqipëri ka një mirekuptim te pergjithshem për të mos zbatuar ligjin antikorrupsion.

“Shqipëria ka kryer një proces domethënës reformash në të dyja fushat. Mes të tjerash, Kodi Penal u amendua në 2012, për të kriminalizuar qartësisht marrjen e ryshfetit nga zyrtarët e huaj dhe ndërkombëtarë, për të rritur nivelin e sanksioneve për ryshfetin në sektorin privat dhe për trafikun e interesave. Për më tepër Shqipëria ka marrë masa të rëndësishme për të forcuar transparencën e financimeve të partive politike, duke përfshirë donacionet dhe donatorët, siguruar monitorimin e KQZ në dy drejtime: aktivitetin e përditshëm rutinë dhe financimin e fushatës elektorale, si edhe për të përcaktuar sanksione lidhur me thyerjen e rrregullave të financimit. Sfida kryesore tani mbetet zbatimi efektiv, në praktikë i kuadrit të ri ligjor. Në raportin e fundit të GRECO-s për Shqipërinë, për të cilin po flasim, në zbatimin e ligjit në praktikë- sidomos në sa parashikon Kodi Penal lidhur psh me ryshfetin aktiv në sektorin publik dhe privat, trafikun e influences – deri tani progresi është shumë i limituar dhe zbatimi i ligjit është penguar nga një mungesë informacioni dhe mirëkuptimi të përgjithshëm për gjithë sa parashikon Kodi Penal për korrupsionin si edhe nga shtrembërimi i zbatimit të ligjit. Vendi ka nevojë për vazhdim dhe zhvillim të mëtejshëm të masave praktike si treinimet e oficerëve të policisë, gjykatësve dhe prokurorëve” deklaron ai.

Rau deklaron se duhet nje vullnet me i forte politik per te luftuar konrrupsionin ne nivelet me te larta te politikes dhe per kete nevojitet nje strukture e fuqishme dhe e pavarur.

“Ashtu si theksova në krye të herës, GRECO në Raportin e tij, të publikuar së fundi, ka deklaruar se përvoja lidhur me parashikimet e Kodit Penal për korrupsionin ka qënë i limituar, si lidhur me zyrtarët e lartë ashtu edhe në përgjithësi me punonjësit e sektorit publik. Përvoja tregon se duhen përmbushur disa kushte për të luftuar me efikasitet korrupsionin, duke filluar nga një vullnet i fortë politik në nivelin më të lartë politik që përkthehet në masa praktike për të siguruar që policia, akuza, dhe gjykatat kanë në dispozicion mjetet e duhura për të kryer punën e tyre, përfshirë edhe një numër të mjaftueshëm stafi të specializuar. Për më tepër, në shumë vende ngritja e një strukture të fuqishme, të pavarur anti- korrupsion ka provuar të jetë një aset në luftën kundër korrupsionit”thekson sekretari organizativ i GRECO.

Sekretari organizativ i GRECO paralajmëron se ne fund te tetorit nje perfaqesi nga ky organizem do te ogrnizojne nje vizite vlerësuese ne Shqiperi ne kuader te raportit te rradhes qe ka te bëjë me parandalimin e korrupsionit për anëtarët e parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët.

“Në fund të tetorit, GRECO do të organizojë një vizitë vlerësuese për Shqipërinë në kuadër të raportit të rradhës që ka të bëjë me parandalimin e korrupsionit për anëtarët e parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët. GRECO planifikon të adaptojë një raport vlerësim në fillim të vitit 2014 dhe pritet që Shqipëria, të plotësojë brenda 18 muajve rekomandimet që do të përmbajë ky raport. Natyrisht, në këtë fazë, nuk mund të flas për gjetjet e ekipit vlerësues dhe rekomandimet që do të ketë në raportin e GRECO-s, por është e qartë që fushat që do të mbulojë ai janë kyç për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Përgjithësisht, lipset angazhim i qartë politik dhe veprimi i vendosur, duke përfshirë si masat parandaluese ashtu edhe ndjekjen penale efektive, gjykimin e veprave penale të korrupsionit për ta luftuar ate me sukses“ tha Wolfgang Rau.