Të dielën në darkë, ato janë shfaqur për herë të fundit në ballkonin e Pallatit Mbretëror çka nuk ishte e parashikuar në programin zyrtar. Në total, rreth 500 000 persona kanë asistuar në evenimentet e ndryshme të parashikuara për këtë ditë, e cila është njëkohësisht dhe dita kombëtare e Belgjikës.
Alberti, babi i Mbretit të ri ka nënshkruar aktin e abdikimit, herët në mëngjes. Momenti më i veçantë i kësaj dite, ka qenë akti i betimit të mbretit të ri Filip, përpara dy dhomave të parlamentit. Ai u betua në tre gjuhët kombëtare në flamisht, frëngjisht dhe në gjermanisht, se do të mbajë integritetin e territorit belg, një formulë që ka sensin e saj në një vend të përshkruar nga ndarjet nacionaliste midis Flamandëve dhe Wallonëve.
Ndonëse në temperatura të pazakonshme për vendin, rreth 30° celsius, mijëra persona kanë asistuar gjatë paradës ushtarake të zhvilluar për festën kombëtare përpara Pallatit Mbretëror dhe shumë festimeve të organizuara në tërë vendin.