Bloguesi i famshëm rus rrezikon 6 vjet burg, për abuzim të 400 mijë euro në dëm të një shfrytëzimi pyjor, ndërsa ishte Këshilltar i Guvernatorit Liberal, të rajonit.
Verdikti erdhi 24 orë pas shpalljes së kandidaturës së tij, për zgjedhjet bashkiake të Moskës. Zgjedhje që Alexei Navalny do të ketë shumë pak shanse t’i fitojë, pasi sondazhet e nxjerrin 8% të votuar kundër 78% të bashkiakut aktual, i cili është një i afërm i Vladimir Putin.