Nga Korça dhe Kavaja u raportuan edhe dy të vdekur e tetë të plagosur rëndë vetëm në dy ditë. Krimi më i bujshëm ishte shfaqja e maskave në rrugën e Kombit ku për pasojë, gjatë tentativës së grabitjes, u plagosën rëndë 5 anëtarët e një familjeje, përfshi edhe një vajzë të vogël, vetëm 5 vjeç, e cila humbi për pasojë krahun e djathtë.
Më pas një i liruar nga burgu u ekzekutua në Lezhë dhe një 27 vjeçar u plagos me armë pas dasmës. Mbrëmjen e së dielës në Tiranë, tek hyrja e pallatit ku jetonte u ekzekutua në mënyrë mafioze një 50 vjeçar. Ndërkohë dy të rinj janë raportuar nga mediat të mbytur njëri në lumë e tjetri në det. Po kështu aksidenteve iu shtua edhe rasti i shtypjes nga traktori të një 14-vjeçari në Devoll, si dhe një 55 vjeçari që humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, teksa peshkonte. E fundit ishte edhe protesta publike e banorëve të fshatit Nartë në Vlorë, ku denoncuan publikisht përdhunimin e disa të moshuarave sistematikisht në këtë fshat.