“Dy gjërat më të rëndësishme për të cilat diskutuam ishte, e para që të ketë një tranzicion të butë. Dhe arsyeja e dytë është, që të ripohojmë edhe njëherë angazhimin e fortë të SHBA.
SHBA duan të jenë partnerë të vendit. Ky është mesazhi kyç, SHBA janë partnerë të Shqipërisë”,- deklaroi Arvizu.
Më pas Ambasadori amerikan është takuar edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Takimet, zhvillohen në kuadrin në vijim të mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas deklarimit të humbjes nga ish-lideri demokrat Berisha.
.