Vritet Përkrahësi i LSI-së në Laç dhe plagoset kandidati i PD-së

67

skene-krimi-mos-kalo1Policia konfirmon se, personi i vrarë përpara qendrës së Votimit në Laç është Përkrahës i LSI-së Gjon Pjetër Gjoni, 53 vjeç si edhe është plagosur dhe kandidati i PD-së, Mëhill Fufi.

Sipas raportueses së Top Channel, forcat Renea janë nisur në drejtim të Lacit, pas vrasjes së ndodhur. Gazetarja ka raportuar nga Laçi, se ishin brenda zonës së votimit dhe kanë dëgjuar të shtëna që nuk kuptohej nga vinin. Kur gazetarja ka dalë jashtë ka konstatuar trupin e një personi të shtrirë në rrugë që mendohet të jetë ekzekutuar. Mendohet se ka edhe persona të tjerë të plagosur.