Kryesocialisti Rama është shprehur në rrjetin social Facebook, se është optimist për një fitim të thellë në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas Ramës, ky optimizëm buron nga sondazhet, që kryhen brenda Partisë Socialiste, të cilat shfaqin tendencën për ndryshim radikal.
“Kam bindjen qe Tirana do provoje ne 23 qershor cka tregojne sondazhet tona:Do jete fitore e thelle me mandat te qarte per ndryshim radikal”,- deklaroi Rama.
Ish Ambasadori i SHBA-së gjithashtu ka paralajmëruar se duhet bërë kujdes me zgjedhjet pasi vendi rrezikon të shkasë në diktaturë. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të dalin pasivisht në votime për të penguar manipulimet e mundshme me votat.


